LAJME / E Martë 5 Maj 2026, 05:05

E Rëndë! "Kryeministri në rrezik"/ gazetari: Frikë se mund

Avioni që transportonte kryeministrin spanjoll, Pedro Sánchez, kreu një ulje emergjente në Ankara mbrëmjen e djeshme për shkak të një problemi teknik gjatë fluturimit.

Për këtë u diskutua edhe në studion e Breaking në Top News, ku gazetari Sokol Brahaj hodhi dyshime të forta se Sanchez i është frikësuar ndonjë atentati të mundshëm nga Greqia ose Izraeli.

“Lëvizjet dhe deklaratat e fundit të Pedro Sanchez që bien në kundërshtim me Amerikën dhe Izraelin duke i dënuar këta të fundit për gjenocid, ka bërë që të mos ndihet i sigurtë për jetën në Greqi e Qipro. Një frikë e mundshme që mund të eliminohet nga izraelitët dhe grekët, ka fjetur në Ankara, për të kaluar më pas në Jerenvan ku janë mbledhur dhe të gjithë liderët,” u shpreh ai.

Sánchez po udhëtonte nga Madridi drejt Jerevanit, kryeqytetit të Armenisë, ku pritej të merrte pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian.

Raportohet se defekti nuk ishte serioz, por ulja emergjente u realizua në përputhje me protokollet e sigurisë. Kryeministri spanjoll pritet të kalojë natën në Ankara dhe të vijojë udhëtimin drejt Jerevanit gjatë ditës së sotme.

Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që Sánchez përballet me probleme teknike gjatë udhëtimeve ajrore. Më 4 shtator, një avion tip Falcon që e transportonte u detyrua të kthehej në Madrid në mes të fluturimit për shkak të një defekti teknik.

Si pasojë e atij incidenti, ai nuk mundi të merrte pjesë fizikisht në një takim për Ukrainën në Paris dhe iu bashkua diskutimeve përmes lidhjes online, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE