LAJME / E Diel 13 Korrik 2025, 13:01

E Reja n Përmet pickohet nga gjarpri , Spitali i bën gjën më të keqe ...

Një ngjarje e rëndë është shënuar dy ditë më parë në Përmet, ku një vajzë e re, 26-vjeçarja Lediana A., është përballur me një rrezik serioz për jetën dhe shëndetin pas pickimit nga një gjarpër helmues.


Fillimisht, e reja është dërguar me urgjencë në Spitalin e Përmetit për ndihmën e parë, por aty mungonte kundërhelmi, çka e bëri të domosdoshme transferimin e saj në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Fatkeqësisht, as ky spital nuk kishte në dispozicion ilaçin e domosdoshëm, duke e detyruar familjen dhe mjekët që ta nisin me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.


Në kryeqytet, Ledianës më në fund iu injektua kundërhelmi, duke i shpëtuar jetën dhe sidomos këmbën e majtë, e cila sipas mjekëve mund të ishte amputuar nëse do të vonohej edhe pak ndërhyrja.

Sipas familjarëve, helmi kishte filluar të përhapej në gjithë këmbën, deri në zonën e kofshës.


Ngjarja ngre shqetësime serioze mbi mungesën e medikamenteve jetike në spitale rajonale, duke e lënë jetën e qytetarëve në mëshirë të fatit dhe kilometrave që i ndajnë nga Tirana, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE