
Gjykata e Lartë këtë të enjte ka hedhur shortin për caktimin e gjyqtarit që do të shqyrtojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në lidhje me masën e sigurisë “arrest në burg”.
Bëhet me dije se nga shorti është zgjedhur gjyqtari Ilir Panda, i cili do të vendosë për lirimin apo jo të kryebashkiakut të Tiranës.
Pas fitores në Gjykatën Kushteses, Veliaj i është drejtuar Gjykatës së Lartë, ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin e tij të menjëhershëm.
Mbrojtja pretendon se çështja lidhet kryesisht me çështje juridike dhe kushtetuese dhe se gjykata ka mundësinë ta shqyrtojë atë përfundimisht, pa e kthyer për rigjykim në gjykatat më të ulëta.
Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Qytetari i parë i Tiranës akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Hetimet, sipas SPAK, lidhen me disa episode të dyshuara korrupsioni dhe përfitimesh të parregullta, të cilat pretendohet se kanë përfshirë kompani që kanë përfituar leje ndërtimi ose fonde publike nga Bashkia e Tiranës.
Ai akuzohet së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, se ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptive për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
