LAJME / E Enjte 29 Janar 2026, 23:11

E pabesueshme! Zbulohet, ja ku po kandidon Blendi Fevziu

Ditën e sotme Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar listën përfundimtare të anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të cilët duhet të zgjidhen në Asamblenë e Zakonshme Zgjedhore më 16 shkurt të këtij viti.

Ndërkohë, në garën për Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së, janë në listë 13 emra për 10 vende. Emri që bie në sy jahstë botës së sportit është edhe ai i Blendi Fevziut. Përfshirja e drejtuesit të emisionit “Opinion” në këtë proces pasqyron synimin e shoqatës për prurje të reja në strukturat drejtuese të futbollit.

Ndërkohë, në risitë mes kandidatëve është prania e ish-presidenti të Teutës, Edmond Hasanbelli, si dhe ikonës të Kombëtares shqiptare, Geri Çipi.

Blendi Fevziu i futet futbollit, propozohet për Komitetin Ekzekutiv në FSHF
7 Janar, 18:50
Gjithashtu në garë janë edhe emra të tjerë të njohur, si Armando Cungu e Erind Resuli, dy nga emrat më të besuar të FSHF-së në këto vite, pasi kanë mbajtur poste në drejtimet e ekipeve të moshave apo të futsallës.

“Rrënjë” në Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së ka “ngulur” edhe Lutfi Nuriu. Ish-presidenti i Tiranës është pjesë këtij Komiteti që prej vitit 2002.

Po ashtu një tjetër emër me karrierë të gjatë në krye të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së është edhe ndërtuesi Arben Dervishaj. Ky i fundit bën pjesë që prej vitit 2005./Pamfleti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE