LAJME / E Enjte 12 Shkurt 2026, 19:07

E pabesueshme, jep dorëheqjen papritur kryetari i partisë së madhe

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në një konferencë për media, Haradinaj deklaroi se ai po ashtu nuk do të kandidojë për kryetar të AAK-së as në Kuvendin e partisë.

Haradinaj tha se vendimi i tij vjen edhe si pasojë e rezultateve të zgjedhjeve. AAK doli dobët në zgjedhjet e dhjetorit, pasi mori 6 deputetë.

AAK u krijua në vitin 2000. Në fillim, AAK-ja, ishte një koalicion i pesë partive atdhetare. Në vitin 2001, dy nga partitë u tërhoqën nga koalicioni.

Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, për zgjedhjet komunale në vitin 2002, AAK-ja u regjistrua si partie politike e pavarur, dhe filloi të funksionojë si parti e vetme e jo si një koalicion. Shumë nga anëtarët e partisë janë ish-pjesëtarë të UÇK-së, dhe atdhetarë. Që prej themelimit në krye të saj ka qenë Ramush Haradinaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE