
Konferenca për shtyp e Sylvinhos fliste vetëm përmes buzëqeshjes e natyrisht duket se tani trajneri i kombëtares shqiptare di të përfaqësojë në çdo tryezë ngjyrat kuqezi.
Një gazetar serb i pranishëm në sallë, e pyeti atë për festën e golit të Rei Manajt. Sulmuesi lushnjar festoi me shqiponjën dykrenare duke ngjallur një lloj irritimi te serbët e pranishëm.
E megjithatë, Sylvinho këtë radhë zgjodhi t’u përgjigjej me ironi duke iu kthyer në shqip: “Përshëndetje!”, kjo ishte përgjigja e parë e tij si për t’i treguar edhe një herë se në Serbi sonte flitet shqip.
Edhe pse përkthyesja Lenida Halilaj i tha që duhej të fliste në italisht, ai ia ktheu fillimisht: “Po e përshëndes në gjuhën shqipe, më tej do flas italisht“, vijoi Silvinjo.
Ndërsa festën e Manajt e përshkroi në këtë mënyrë, Silvinjo: “Në fakt nuk e kam parë si episod, por fakti që ka marrë karton të verdhë, tregon se do të ketë bërë diçka. Ai është lojtar shumë i mirë. Ka shënuar shumë golave, është lojtar shumë i rëndësishëm. Mes skuadrave ka pasur respekt në fushë, por i tillë është futbolli. Por, jam i lumtur nga ajo që kemi parë dje. Edhe Serbia është pritur mirë në Shqipëri. Një raport shumë pozitiv“, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
