
Është neutralizuar zjarri i rënë mbrëmjen e së shtunës në një beach
bar në zonën bregdetare të Radhimës, në Vlorë.
Pas disa orësh përpjekje, forcat zjarrfikëse arritën të vënë nën kontroll flakët dhe të shmangin
përhapjen e tyre në objektet pranë dhe në zonën përreth.
Megjithatë, dëmet materiale rezultojnë të mëdha. Sipas burimeve nga vendngjarja,
nga beach bari i përfshirë nga flakët nuk ka mbetur thuajse asgjë, pasi objekti është shkrumbuar totalisht.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në terren për të dokumentuar dëmet dhe për të zbardhur shkaqet e zjarrit, të cilat deri tani mbeten ende të paqarta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
