
Testimet e Droneve Ukrainas shkaktojne trondite brenda qeverive Europiane dhe pasojat tashme jane ndjere nga Athina deri ne Riga. Evika Silina, kryeministrja e Letonise dha doreheqjen nga posti i saj kete te enjte pas nje prize politike te shkaktuar ne vendin e saj si pasoj e hyrjes se disa droneve ukrainas ne hapesiren ajrore Letoneze.
Kriza shpërtheu pasi tre drone ukrainas , që dyshohet se ishin nisur drejt objektivave në Rusia, humbën kontrollin për shkak të bllokimit të sinjaleve dhe përfunduan në territorin e Letonisë. Kryeministrja e Letonise kishte shkarkuar javen e shkuar Ministrin e Mbrojtes se Vendit duke kritikuar reagimin e tij ndaj incidenteve dhe duke emeruar nje zevendesues ne rolin e tij.
Në shenjë proteste, partia Progresiste pjesë e koalicionit qeverisës dhe e drejtuar nga Spruds, tërhoqi mbështetjen për qeverinë, duke çuar në rrëzimin e koalicionit vetëm disa muaj para zgjedhjeve parlamentare të planifikuara në tetor.
“Po jap dorëheqjen, por nuk po dorëzohem”, deklaroi Silina të enjten, duke akuzuar kundërshtarët politikë për krijimin e një krize të panevojshme.
Incidenti ndodhi më 7 maj, kur tre dronë Ukrainas hynë në hapësirën ajrore letoneze. Njëri u rrëzua në tokë, një tjetër goditi një depo të zbrazët produktesh nafte pranë qytetit Rezekne, ndërsa droni i tretë hyri dhe doli nga hapësira ajrore e vendit. Nuk pati viktima apo të lënduar, por banorët lokalë kritikuan autoritetet për reagim të vonuar dhe të pamjaftueshëm.
Kryeministrja tha se incidenti tregoi probleme serioze në sektorin e mbrojtjes, duke theksuar se Letonia shpenzon rreth 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen kombëtare dhe se kjo kërkon përgjegjësi dhe rezultate konkrete. Presidenti i Letonise pritet të vendosë më 15 maj për krijimin sa më të shpejtë të një qeverie të re.
Trazira dronet e Ukraines kane shkaktuar edhe ne Greqi. Ministri Grek I Mbrojtjes Nikos Dendias deklaroi kete te enjte nga Brukseli se droni detar i gjetur prane Lefkades i cili ishte i prodhuar nga Ukraina mudn te ishte perplasur me nje anije turistike apo tregtate dhe shtoi se dicka e tille do te kishte pasoja te tmerrshme. Dendias tha se Autoritetetr Greke do te kerkojne llogari dhe do ti shkojne ceshjtes deri ne fund, duke e quajtur situaten jashtezakonisht serioze. Droni Ukrainas i gjetur prane Lefkades fatmiresisht nuk mbante ngarkese eksplozivi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
