
Fundjava dhe ditët e fundit të prillit do të karakterizohen nga mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta për këtë periudhë.
Sipas sinoptikanëve, vendi do të dominohet nga kthjellime gjatë pjesës më të madhe të ditës, ndërsa në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave.
Temperaturat e ajrit do të jenë disa gradë mbi mesataren mujore, duke arritur deri në 28°C.
Megjithatë, nga mesi i javës pritet një rënie e lehtë e tyre.
Siç bën me dije sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb”, dita e mërkurë do të sjellë ulje të temperaturave në rreth 24°C, ndërsa vlerat minimale do të luhaten në 3-4°C.
Ndërkohë, për ditët e enjte dhe të premte parashikohet edhe shtim i erës me intensitet mesatar, çka do të ndikojë në rritjen e dallgëzimit në det të hapur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
