LAJME / E Martë 27 Janar 2026, 23:11

E fundit! Rrëzohet helikopteri në Itali

Një helikopter u rrëzua në lagjen Olivola, pranë aeroportit të Beneventos, Itali, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri.

Sipas mediave italiane, viktima është 76-vjeçari Pasquale Esposito, ndërsa piloti 68-vjeçar që mbeti i plagosur, me origjinë nga Napoli, është një ish-kolonel i Forcave Ajrore me përvojë të provuar.

Hipoteza më e mundshme për momentin është se një defekt teknik shkaktoi humbjen e kontrollit të helikopterit. Shërbimet e urgjencës mjekësore dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje, së bashku me oficerët e policisë mjeko-ligjore, të cilët do të rindërtojnë rrethanat e sakta të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE