
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.
Sipas burimeve të Euronews Albania, Beqaj i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për lirimin nga qelia, duke argumentuar se masa e arrestit me burg është e papajtueshme me Kushtetutën dhe se cenon të drejtat e tij themelore.
Në kërkesën e depozituar, ish-ministri kishte kërkuar gjithashtu rigjykimin e çështjes në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në argumentet e paraqitura, Beqaj kishte vënë në dukje edhe gjendjen e tij shëndetësore, duke theksuar se gjatë qëndrimit në paraburgim ka pasur probleme shëndetësore dhe është trajtuar si i sëmurë në burg, fakt që, sipas tij, duhet të merrej në konsideratë për zbutjen ose ndryshimin e masës së sigurisë. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese nuk i ka pranuar këto pretendime dhe ka vendosur rrëzimin e ankimimit.
Ilir Beqaj po hetohet në kuadër të dosjes së SASPAC, ku dyshohet se ka abuzuar me fondet e Bashkimit Evropian gjatë kohës kur ishte në krye të kësaj agjencie. Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa masa e arrestit me burg mbetet në fuqi.
Ndërkohë, për çështjen e sterilizimit, ish-ministri i Shëndetësisë po ndiqet në gjendje të lirë. Në këtë dosje janë gjithsej 8 persona nën akuzë, ndërsa procesi gjyqësor për këtë çështje vijon veçmas.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese përforcon qëndrimin e institucioneve të drejtësisë për vijimin e masës së sigurisë ndaj Beqajt, pavarësisht pretendimeve të tij për shkelje kushtetuese dhe probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në burg, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
