LAJME / E Enjte 30 Prill 2026, 17:05

E FUNDIT/ Mirela Kumbaro tregon pse u thirr në SPAK

“Isha në cilësinë e personit në dijeni” – Kështu u shpreh Mirela Kumbaro pas përfundimit të dëshmisë së saj në SPAK.

Ajo tha se ishte thirrur në lidhje me një çështje që lidhet me stadiumin “Air Albania”.

Ministrja, e cila u paraqit rreth orës 13:00 pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme dha një deklaratë të shkurtër për mediat, duke theksuar se roli i saj ishte thjesht si person në dijeni të rrethanave të hetimit.

“Isha në cilësinë e personit në dijeni për një çështje që ka të bëjë me stadiumin Air Albania,” u shpreh ajo, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Kjo është hera e parë që Kumbaro paraqitet pranë prokurorëve të posaçëm.

Ajo njihet si një ndër figurat më jetëgjata në qeverisjen e Edi Ramës, ku për vite me radhë ka mbajtur postin e ministres së Kulturës. Prej shtatorit të vitit të kaluar, ajo ushtron detyrën e ministres së Arsimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE