
Një atentat ka tronditur Lezhën mesditën e sotme, ku burrë e grua janë ekzekutuar me breshëri plumbash në Balldren. Viktimë ka mbetur Kreshnik Mujeci me bashkëshorten, të cilët kanë qenë duke lëvizur në aksin Balldre-Torovicë, kur autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të mjetit Audi Q7.
Report Tv me gazetarin Elivs Hila sjellin pamjet nga vendi i ngjarjes, ku dallohet që mjeti është bërë shoshë nga breshëria e plumbave që është qëlluar. Pasi kanë qëlluar, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes pa lënë asnjë gjurmë.
Një grup hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e saj. Hyrja e Balldrenit, ku ka ndodhur edhe atentati, është një zonë e banuar dhe me biznese, dhe pritet që grupi hetimor të këqyrë pamjet e kamerave të sigurisë për të ndërtuar kronologjinë e plotë të ngjarjes dhe për të shkuar drejt identifikimit të autorëve.
Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, por nuk përjashtohet as pista e hakmarrjes, pasi viktima Kreshnik Mujeci është akuzuar për vrasje në vitin 2016.
Në vitin 2017, ai dhe vëllai i tij u arrestuan si të dyshuar për vrasjen e Gegë Mëhilli, i njohur edhe si Gent Pjetri. Sipas hetimeve të asaj kohe, vëllezërit, në bashkëpunim me një vëlla të tretë, i kishin prerë rrugën viktimës në aksin Shkodër–Velipojë dhe e kishin qëlluar për vdekje pas një konflikti të ndodhur një ditë më parë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
