
Një akt i rëndë kërcënimi është regjistruar ndaj Elton Tozajt, pasi banesa ku ai jeton është lyer me benzinë, në një veprim që dyshohet se ka pasur për qëllim frikësimin dhe intimidimin e tij.
Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas një episodi tjetër të rëndë, ku Tozaj u dhunua në mënyrë barbare nga persona ende të paidentifikuar. Ky zhvillim i fundit e përshkallëzon më tej situatën dhe shton shqetësimet për sigurinë e tij personale.
Sipas burimeve, lyerja e banesës me benzinë shihet si një mesazh i qartë kërcënues, duke krijuar frikë për një përshkallëzim të mundshëm të dhunës.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pritet që autoritetet të nisin verifikimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Policia pritet të hetojë nëse dy episodet – dhunimi fizik dhe kërcënimi ndaj banesës – janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe nëse kemi të bëjmë me të njëjtët autorë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
