
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Gramshit, ku një turist dyshohet se ka humbur jetën teksa eksploronte natyrën.
Paraprakisht mësohet se turisti ka rënë në Ujëvarën e Sotirës dhe dyshohet se është gjetur pa shenja jete.
Është nisur menjëherë drejt vendngjarjes grupi i shërbimit të MZSH-së për ndërhyrje dhe verifikim të situatës.
Ndërsa pritet që në vijm të kemi një konfirmim zyrtar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identitetit të viktimës.
Sakaq bëhet me dije se autoritetet ndodhen në terren duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Gramsh/Informacion paraprak
Më datë 19.04.2026, rreth orës 12:45, tek Ujëvara e Sotirës, shtetasi R. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, i cili ushtronte aktivitet në transportin e vizitorëve për qëllime turistike drejt zonës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë lëvizjes në këmbë dhe, për pasojë, ka humbur jetën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
