
Konflikti në Lindjen e Mesme po jep pasoja edhe për Shqipërinë.
Anulohet miqësorja Shqipëri U-21-Japoni e programuar për t’u zhvilluar në Antalia të Turqisë.
Kjo është miqësorja e dytë që anulohet pas asaj me SHBA-të. Takimi do luhej në fund të këtij muaji.
FSHF kishte bërë edhe posterin e takimit, ku njoftonte se më 27 mars, në Antalia, do mbahej përballja mes dy skuadrave të futbollit.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se “është anuluar edhe ndeshja miqësore mes Japonisë U-21 dhe Shqipërisë U-21, e planifikuar për t’u zhvilluar më 27 mars në Antalia, Turqi”.
Federata Japoneze e Futbollit ka njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit se, “për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme dhe për arsye sigurie, ka vendosur të anulojë udhëtimin drejt Turqisë, duke bërë të pamundur zhvillimin e kësaj ndeshjeje miqësore”.
Pas anulimit të dy takimeve të planifikuara në Antalia, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës U-21 dhe Japonisë U-21, Federata Shqiptare e Futbollit është duke shqyrtuar mundësitë për të gjetur kundërshtarë të tjerë për Kombëtaren U-21 në të njëjtën periudhë.
FSHF njoftoi se “do të informojë në vijim për çdo zhvillim në lidhje me programin e ndeshjeve miqësore të Kombëtares U-21”.
Shkak është bërë pikërisht lufta në Lindjen e mesme dhe sulmet me dronë dhe raketa nga ana e Iranit ndaj vendeve të Gjirit, Qipros dhe deri Turqisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
