
Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano i ftuar në DritareTV, ka folur për herë të parë për shkarkimin e tij nga detyra.
Nano e përshkroi periudhën në krye të Policisë së Shtetit si një kohë me shumë stres dhe përgjegjësi, duke theksuar se barra e asaj detyre nuk mund të kompensohej nga përfitimet ekonomike.
“Ajo që fitova nga ana ekonomike nuk mund ta paguajë stresin dhe përgjegjësinë që kishte ajo punë.”- u shpreh Nano.
I pyetur nëse ishte ndjerë keq pas largimit nga detyra, ish-kreu i Policisë pranoi se përjetoi zhgënjim. Nano e përshkroi largimin nga detyra si një përjetim të vështirë, duke thënë se ndërprerja e karrierës në një moment kur kishte ende shumë energji dhe plane për të realizuar, ishte diçka që i shkaktoi zhgënjim
“Të ndërpritet karriera në momentin kur ke energjitë më të mëdha për të dhënë është shumë e vështirë. Të vjen inat, të vjen shumë inat. Ke plane të tjera për karrierën dhe ndërkohë të ndodhin gjëra të papritura që unë nuk ia uroj askujt”, tha Nano, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
