LAJME / E Martë 4 Shkurt 2025, 14:02

Dy tërmete me magnitudë 4.8 dhe 4.7 Rihter në Amorgos brenda pak minutash, njerëzit vijojnë të ikin nga Santorini! Sizmiologët frikë për tërmet më të madh

Gjashtë tërmete mes orës 06:15 dhe 07:05 (me kohën lokale) janë regjistruar në Amorgos dhe Anafi.

Sipas mediave greke një tërmet i fortë me magnitudë  4.5 ballë të shkallës Rihter u regjistrua 14 km në juglindje të Arkesinit, Amorgos, me një thellësi fokale prej 5 km.

Sekuenca sizmike në 24 orët e fundit
Sekuenca sizmike në 24 orët e fundit

Në një njëjtën zonë u regjistrua edhe një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter.

Ndërkohë njerëzit vazhdojnë në largohen nga Santorini. Në të gdhirë, porti i ishullit ishte i mbushur me njerëz, pasi shumë familje prisnin të hipnin në anije për në Pire.

Sipas të dhënave të fundit, mbi 9 mijë persona (banorë dhe turistë) janë larguar nga ishulli.

Kostas Papazachos, profesor i gjeofizikës, e përshkroi sekuencën sizmike midis Santorinit dhe Amorgos si “të vështirë”.

Është diçka e paprecedentë për Greqinë, theksoi Papazachos.

“E paprecedentë sepse nuk ka tërmet kryesor”.

Në fakt, siç tha ai, sekuenca sizmike tregon ardhjen e një lëkundjeje më të fortë./vizionplus.tv