LAJME / E Premte 27 Tetor 2023, 19:07

Durrës/ Po priste pemët, punëtori 35-vjeçar bie nga vinçi, vdes në vend

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Durrës. Një 35-vjeçar, Andi Lala, punonjës i një kompanie private ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë nga vinçi.

Ai ka qenë duke prerë pemët në qytetin e Durrësit, kur papritur është rrëzuar. Lajmi është bërë i ditur dhe nga një familjar i viktimës.

Ky i fundit thotë se ngjarja po përpiqet të mbahet e fshehtë.

“Nje ngjarje e rend esht regjistruar sot ne durres. Nje i ri i quajtur Andi Lala 33 vjec ka ren nga skela ku po punonte dhe ka vdekur ne vend. Trrupi ndodhet ne morgun e durresit por askush se ka ber te ditur per arsye se pronaret kan hedhur lek ne komisariat. Ne familjen e te ndjerit ne Kamez rruga haziz suci jan hapur dyert e mortit. ju lutem bejeni publike” – shkruan qytetari.

Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, shtetasi A. L., 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes