
Një incident i rëndë është regjistruar në ishullin Kretë të Greqisë, ku të burgosurit i vunë flakën qelive në shenjë revolte pasi kërkesa e tyre për transferim në ambiente të tjera brenda godinës u refuzua nga drejtuesit.
Autoërt kanë qenë katë të burgosur vendas, të cilët sipas drejtorit të Institucionit, Charalambos Kiomourtzis, në orën 21:00 të së premtes kërkuan të transferoheshin në një krah tjetër, për shkak të problemeve që kishin me të burgosurit e tjerë.
Bazuar në raportimin e “Protothema”, duke qenë se ishte koha për numërimin e të burgoosurve, rojet përgjegjëse të burgut u thanë atyre se do ta shqyrtonin kërkesën pas numërimit.
Më pas katër të burgosurit, ndërsa ndodheshin brenda qelisë, i vunë flakën njërit prej dyshekëve, dhe tymi u përhap me shpejtësi duke shkaktuar shqetësim te gjithë të burgosurit.
Katër oficerë burgu hapën qelinë, i nxorën të burgosurit jashtë dhe arritën ta shuanin zjarrin me fikëse zjarrido t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
