
Një incident serioz që rrezikonte jetën e nxënësve është parandaluar në kohë nga Policia në zonën e Cërrikut, pas një sinjalizimi të bërë nga një qytetar.
Ngjarja është regjistruar këtë të martë, më 5 maj 2026, kur në sallën operative është raportuar se një drejtues mjeti, i
identifikuar si Sazan Gjolena, po transportonte pasagjerë dhe nxënës të gjimnazit “Sami Frashëri” në Belsh, ndërsa dyshohej se
ishte nën ndikimin e alkoolit.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me patrullën e Postës së Policisë Belsh, kanë ndërhyrë duke bërë të mundur ndalimin e mjetit tip “Benz Sprinter” në aksin Belsh–Gjolene.
Gjatë kontrollit, në automjet u konstatuan 13 nxënës, ndërsa drejtuesi iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili rezultoi pozitiv në dy matje të njëpasnjëshme, me nivele 0.68 mg/l dhe 0.67 mg/l.
Në përfundim të veprimeve të para, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, ku po vijojnë procedurat ligjore ndaj tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
