LAJME / E Martë 24 Shkurt 2026, 02:02

Donte të vriste Trump?! Ekzekutohet 21-vjeçari

Një incident i rëndë është regjistruar në resortin Mar-a-Lago në Florida, ku një 21-vjeçar i armatosur është qëlluar për vdekje nga agjentët e Shërbimit Sekret amerikan pasi tentoi të hynte në perimetrin e sigurisë.

Sipas autoriteteve amerikane, i riu mbante me vete një armë dhe një enë me lëndë djegëse. Ai është neutralizuar pasi refuzoi urdhrin për të hedhur armën gjatë përballjes me forcat e sigurisë.

Mediat raportojnë se presidenti Donald Trump nuk ndodhej në resort në momentin e ngjarjes, ndërsa më pas ai ka reaguar duke deklaruar se “shumë njerëz duan ta vrasin”.

Hetimet vijojnë për të zbardhur motivet e 21-vjeçarit dhe rrethanat e plota të incidentit, ndërsa autoritetet amerikane po analizojnë edhe historikun e tij dhe lëvizjet para ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE