
Një dokument i rrallë historik rikthen në vëmendje një nga thirrjet më të fuqishme për bashkim kombëtar, të bërë në një
moment vendimtar për fatet e shqiptarëve. Në vitin 1911, nga Parisi – një nga qendrat kryesore të diplomacisë dhe ideve të
kohës – Princi me prejardhje shqiptare, Aladro Kastrioti, iu drejtua bashkëkombësve të tij me një mesazh të drejtpërdrejtë dhe
të zjarrtë: bashkim nën Flamurin e Lirisë dhe ngritje për vetëvendosjen e Shqipërisë.
Kjo thirrje, që mbart simbolikën e gjakut të Kastriotëve dhe trashëgimisë së Skënderbeut, nuk ishte thjesht një apel politik, por
një manifest për ndërgjegjësim kombëtar në një kohë kur shqiptarët përballeshin me sfida të mëdha ekzistence dhe identiteti.
Mesazhi i tij i prerë – se pa bashkim nuk ka fitore dhe pa flamur nuk ka shtet – jehon edhe sot si një kujtesë e fortë për rëndësinë e unitetit.
Dokumenti, i sjellë në dritë nga studiuesi Xhoni Qoku dhe i mbështetur në burime nga Arkivat Osmane, hedh dritë mbi një kapitull të rëndësishëm të historisë sonë, duke dëshmuar se ideali për liri dhe shtetësi ka qenë gjithmonë i gjallë në ndërgjegjen e shqiptarëve, pavarësisht kohës dhe vendit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
