LAJME / E Hënë 11 Gusht 2025, 19:07

‘Do t’i gropos lekët te ullinjtë se rrojnë gjatë’, zbulohet biseda sekrete mes Franc Çopjës dhe Ervis Çelës

Aktivitieti i drogës i cili kryhej në portet me te rëndësishmë të europës kishte sjellë shumë të ardhura për Franc Copjën dhe grupin tij.

Këto para që tashmë kishin në duar trafikantët ose i pastronin në blerjen e objekteve apo sipërfaqjeve të tokave ose i fshihin.

Një episod interesant është zbuluar nga përgjimet e Sky me Ervis Celes dhe Franc Copjes.

Sipas përmbajtjes së komunikimi, Cela i thotë Copjës së ka marrë në Tiranë një shumë parash të dyshuar prej 3.8 milion euro, kesaj shume i ulet perqindja e transportit të parave cash e cila eshte 2%.

Ndërsa Franci i shkruan se ditën e diel do të dorëzojë dhe një shumë tjetër të dyshuar prej 3 milion euro.

Për gjithë këto të ardhura Ervis Çela i shkruan se disponon 200 rrënjë ullinj dhe për secilin ullinj do të bëjë një gropë per fshehjen e parave.

Cela: Shok 3.8 M mora sot ne Tr…Shumë flm… Dmth 3.8-2%…

Copja – Po…. “Do t dorzoj tjera t dielen me Kismet … 3M… E vazhdojn me rradh… Se i mledh dhe lekt mutin gjitha t mdhja…

Cela: Kan 200 ullinj ne mal duhet fut naj qyp atyre… Se ullijt rrojn shum…

Copja:- Ahahaha… Kthej flori….Mos fut lek në tok… Medgjomu…

Cela: Ska flori… Duhet me grabit naj bank… Duhet me porosit nga afrika

Copja: E di q ska… Do flas un ktu me njanin mos i nai saju ky… Po mlidhi avash avash… Por mos fut lekn tok… Se tprishen, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE