
Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, është ndarë nga jeta, duke lënë pas një boshllëk të madh për familjen, miqtë dhe adhuruesit e tij.
Lajmin e trishtë e ka shoqëruar edhe reagimi i bashkëshortes së tij, Selvije Kasapi, e cila ka ndarë një mesazh të thellë emocional.
Selvija ka treguar se Shpati ndërroi jetë në krahët e saj, në një moment kur ata po përpiqeshin të siguronin trajtimin më të mirë për djalin e tyre, Roelin. Ajo shkruan se familja e tyre kishte kaluar muaj të vështirë, të mbushur me stres dhe lodhje, ndërsa punonin për dokumentet e djalit, në mënyrë që ai të merrte ndihmën e specializuar që i nevojitej.
E prekur thellë nga humbja, ajo thekson se Shpati nuk arriti ta dëgjonte kurrë djalin ta thërriste “babi”, duke shprehur dhimbjen e madhe që ai u largua në një kohë kur Roeli kishte më së shumti nevojë për të.
“Ndërrove jetë në krahët e mi o jetë. E le Roelin jetim, o Shpat… Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty”, shkruan ajo, duke theksuar se e ka të vështirë të gjejë fjalët për t’i shpjeguar të voglit se babai i tij nuk është më.
Mesazhi i saj prekës mbyllet me një lutje:
“Inshallah takohemi në Xhenet… Allahu të deshi pranë vetes por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
