LAJME / E Martë 2 Qershor 2026, 18:06

Dita e tretë e protestës në Tiranë për Zvërnecin, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” te Kryeministria

Ashtu sikurse ishte njoftuar, ka nisur protesta e tretë radhazi në Tiranë, kundër ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Qytetarët janë mbledhur në këto momente në sheshin Skënderbej, për të vijuar më pas drejt kryeministrisë.

Një ditë më parë, mijëra qytetarë u mblodhën fillimisht pranë Ministrisë së Brendshme dhe më pas marshuan drejt godinës së qeverisë, në një

protestë që u zhvillua në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Pjesëmarrësit përcollën mesazhin “Nesër më shumë”, duke paralajmëruar mobilizim të mëtejshëm, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE