LAJME / E Shtunë 9 Maj 2026, 09:09

Dimal Basha pos kundër UÇK-së, tash edhe kundër shtetit

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe ish-kryetari jetëshkurtër i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha në gushtin e vitit të kaluar i ishte publikuar hulumtimi shkencor në të cilin kishte shkruar zi e terr për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Si bashkëautor i këtij hulumtimi sa ishte student në New York, Basha ishte shprehur kundër Uck-së, të cilën e kishte lidhur edhe me banda të drogës. Shkaku i presionit të madh publik, Basha u detyrua ta hiqte emrin e tij nga ky punim.

Ndërkaq, muaj më vonë, pra më 8 maj të vitit 2026, Basha ka marrë edhe një herë vëmendjen me një veprim tjetër skandaloz në zyrën e tij të ministrisë.

Në një foto të shkrepur me Adelina Graincën, ish-deputeten e VV-së, shihet se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës është e fshehur prapa një krevati të vogël në zyre.

Historia e Bashës kundër UÇK-së

Dimal Basha emër i panjohur në skenën e politikës në vitin 2012 po punonte për ngritjen e tij akademike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për ngritjen e tij akademike, Basha kishte realizuar edhe një hulumtim në bashkëpunim me Jana Arsovskan, profesoreshë në John Jay College of Criminal Justice në New York. Dyshja në hulumtimin me titull: Globalizimi i Ballkanit Perëndimor: Krimi Transnacional, Islami Fondamental dhe Aleancat e Padrejta, kishte shkruar se si Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte milici e nëntokës, e lidhur me bandat kriminale e me ato të drogës.

Duke shkruar për shpërbërjen e Jugosllavisë, Basha e Arsovska kishin shkruar se si në fillim të viteve ’90, lidershipi shqiptar në Kosovë kishte themeluar institucionet paralele në shëndetësi dhe arsim.

“Procesi i radikalizimit të shqiptarëve të Kosovës u pasua pas vitit 1995. Ballkani gjithashtu përjetoi edhe themelimin e milicisë së nëntokës e njohur si Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Pas themelimit të UÇK-së, shqiptarët e Kosovës filluan rebelimin e armatosur kundër autoriteteve serbe (1998-1999)”, kanë shkruar autorët në kapitullin e parë “Shpërbërja e Jugosllavisë”.

Në kapitullin “Ngritja e Krimit të Organizuar Transnacional” nën mestitullin “Diasporat dhe lidhjet kriminale-politike”, Basha, që 13 vjet më vonë në fundgushtin e vitit 2025, me votat e Partisë Demokratike të Kosovës, parti e dalë nga UÇK-ja, propagandonte se si UÇK-ja gjatë ngritjes së saj kishte bashkëpunuar me kriminelët shqiptarë si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.

“Rekrutimi i ish të burgosurve e banditëve patriotë”

“Rekrutimi i ish të burgosurve, banditëve patriotë dhe kriminelëve të karrierës në luftime kundër armiqve të shtetit ishte i zakonshëm gjatë luftërave jugosllave”, kishte shkruar Basha në këtë hulumtim.

“Me qëllim që UÇK-ja të armatosej, duhej sasi e madhe e parave. UÇK-ja nuk përkrahej zyrtarisht nga ndonjë shtet dhe duhej të varej nga burimet alternative. Sipas rasteve të hulumtuara, fondet për UÇK-në erdhën nga shqiptarët e zakonshëm në diasporë, por edhe nga trafikantët e drogës që operonin nëpër Evropën Perëndimore dhe SHBA. Kjo përkrahje nuk ishte kufizuar vetëm në para, por trafikantët e drogës dërguan edhe burra të armatosur për të luftuar përkrah UÇK-së dhe po blinin armë në emër të saj”, thuhej më tej në këtë hulumtim skandaloz të Bashës.

“Për lidhjet mes UÇK-së dhe krimit të organizuar është e vështirë të përcaktohet në mënyrë sasiore, ka raste gjyqësore në Gjermani, Itali, Belgjikë dhe Republikën Çeke që sugjerojnë për lidhje mes trafikantëve të drogës dhe UÇK-së”, thuhej më tej në “hulumtimin” e ish-kryeparlamentarit.

“Plumbat te dera si formë kërcënimi”

Basha në hulumtimin e tij, duke cituar intervista të policëve belgë, kishte shkruar se në Belgjikë, bosi i “Mafisë shqiptare” VH, kishte lënë plumba te dyert e shtëpive nga diaspora shqiptare për t’ua përkujtuar për taksat “vullnetare” që duhej të paguanin për të përkrahur qeverinë në hije dhe UÇK-në në fakt nuk ishin vullnetare. Mbijetesa e UÇK-së varej nga financimi që sigurohej nga banditët patriotë që operonin përtej kufijve”, kishte shkruar ai.

Basha në këtë hulumtim e implikon edhe Xhavit Halitin me krimin e organizuar.

“Xhavit Haliti ishte shef i logjistikës për UÇK-në. Ai drejtonte Fondin Vendlindja Thërret dhe kur fondet u shteruan, “u kthye me të madhe te krimi i organizuar”, thuhej në këtë hulumtim skandaloz të Bashës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE