LAJME / E Premte 19 Shtator 2025, 23:11

Dhunohet një punonjës policie, identifikohet autori

Një incident i rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku një punonjës policie, i identifikuar si E. Kasmi, është dhunuar fizikisht nga një person gjatë kohës që po parkonte automjetin e tij.

Autori i dyshuar i sulmit është A.M., tashmë i identifikuar nga autoritetet.

Efektivi ndodhet aktualisht në komisariatin e zonës, ku ka bërë denoncimin për ngjarjen. Ende nuk dihen motivet e sulmit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Më shumë detaje priten në orët në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE