LAJME / E Diel 19 Nëntor 2023, 00:12

Dhunë në ndeshjen e boksit në Tiranë, mbështetësit e Nurjes sulmojnë kolumbianin Ramirez

Degjeneron në dhunë dueli i boksit mes Denis Nurjes dhe kolumbianit Ramirez, në pallatin e sportit “Feti Borova” në Tiranë. Në një moment kur Nurja ishte i dëmtuar dhe gjyqtari e ndali sfidën, Ramirez goditi Nurjen, duke i shkaktuar këtij të fundit një hutim të madh.

Por këtë gjest e cilësuan antisportiv mbështetësit dhe familjarët e boksierit shqiptar të cilët hynë në ring duke goditur kolumbianin. U desh ndërhyrja e forcave Security, por edhe e policisë për të qetësuar situatën. Boksierët pas qetësimit të situatës dolën në ring të përqafuar, por arbitrat vendosën të mos e quajnë ndeshjen.