LAJME / E Martë 24 Shkurt 2026, 02:02

Detajet/ Avioni u rrezua nga moti i keq. Asnje shenje nga ekuipazhi

Një avion mjekësor është rrëzuar në lindje të Indisë, ndërsa autoritetet konfirmojnë se në bord ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve paraprake, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Sipas informacionit zyrtar, avioni tip Beechcraft C90 ishte nisur nga qyteti Ranchi me pesë pasagjerë dhe dy anëtarë ekuipazhi. Gjatë fluturimit, pilotët kanë kërkuar ndryshim kursi për shkak të motit të keq, por pak më vonë është humbur kontakti me kontrollin ajror dhe avioni është zhdukur nga radarët.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë nisur drejt zonës ku dyshohet se ka ndodhur rrëzimi, ndërsa deri në këto momente autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse ka të mbijetuar. Operacioni vijon në terren dhe informacionet e para pritet të dalin pas verifikimeve zyrtare.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa autoritetet pritet të zbardhin më shumë detaje mbi rrethanat e aksidentit në orët në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE