
Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të martë në aksin Laç-Patok ku për pasojë ka humbur jetën një 37-vjeçar. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 ku një makinë e drejtuar nga një 33-vjeçare përplasi motorin e viktimës.
37-vjeçari mori plagë të rënda dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës. Viktima është identifikuar si Lorenc Treshi. Policia ka arrestuar shoferen e cila është identifikuar si Anila Sinaj.
“Lezhë/ Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen A. S., 33 vjeçe, banuese në fshatin Grëz, Fushë-Kuqe, Kurbin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.
Rreth orës 13:00, të datës 02.06.2026, në aksin rrugor Laç–Patok, automjeti që drejtonte 33-vjeçarja është përplasur me një ciklomotor, me drejtues shtetasin L. T., 37 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, Kurbin.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. T. u dëmtua rëndë dhe u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku, rreth orës 18:40, ka humbur jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
