
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me përleshjen fizike mes dy kolegëve në repartin e kirurgjisë në Spitalin Klinik të Tetovës. Sipas informacioneve paraprake,
konflikti mes dy mjekëve kishte nisur pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme profesionale, të cilat më pas kanë eskaluar në përballje fizike brenda ambienteve të spitalit.
Burime nga spitali bëjnë të ditur se tensionet mes tyre nuk ishin të reja dhe se edhe më herët kishte pasur përplasje verbale. Incidenti ka ndodhur gjatë orarit të
punës, duke shkaktuar shqetësim te stafi dhe pacientët që ndodheshin në afërsi.
Drejtoria e Spitalit të Tetovës ka konfirmuar rastin, duke njoftuar se përveç denoncimit në polici, do të formohet edhe një komision i brendshëm për të zbardhur
plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e secilit të përfshirë. Ndërkohë, autoritetet po hetojnë rrethanat që çuan në përleshjen e pazakontë mes
kolegëve në një institucion shëndetësor, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
