LAJME / E Diel 15 Shkurt 2026, 03:03

Detaje nga vrasja e Kevin Muharremit në Itali/ Autori i dyshuar një 20-vjeçar shqiptar, arrestohet nga policia

Kanë dalë detaje të reja mbi vrasjen e 26-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, i cili u ekzekutua me armë mëngjeisne sotëm në Montecalvoli, në provincën e Pizës.

Mediat italiane bëjnë me dije se autori i dyshuar i vrasjes së Muharremit ëhstë një tjetër shqiptar, i cili ëhstë arrestuar nga policia në zonën e Arezzos.

Sipas raportimeve, autori është një 20-vjeçar shqiptar dhe u ndalua në orët e pasdites në një autostradë, duke shkuar drejt Romës.

Autoritetet e identifikuan shpejt autorin falë kamerave të sigurisë publike dhe private në zonë dhe targave të të automjetit me të cilin ai udhëtonte, një Range Rover gri.

Ngjarja e rëndë ndodhi në via della Repubblica, në provincën e Pizës. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, i riu po kthehej në shtëpi pas një mbrëmjeje të kaluar në një pub në zonën e Valderës, ku dyshohet se kishte ndodhur edhe një konflikt.

Ai udhëtonte me makinë së bashku me një mik dhe një kushëri, ndërsa ishte i ulur në vendin e pasagjerit. Teksa automjeti po kalonte në qendër të fshatit, një makinë tjetër i është afruar ose e ka ndjekur në lëvizje.

Nga makina u qëlluan të paktën tre plumba, sipas dëshmive të disa banorëve të zgjuar nga të shtënat. Plumbat e kanë goditur 25-vjeçarin në qafë, duke i shkaktuar plagë fatale.

Shërbimet e emergjencës mbërritën brenda pak minutash. Personeli mjekësor tentoi për një kohë të gjatë ta mbante në jetë, por i riu nuk arriti të mbijetojë.

Deri më tani, hetuesit kanë marrë në pyetje dy dëshmitarë dhe po vijojnë kërkimet për autorin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE