
detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vdekjen e foshnjës në maternitetin e Spitalit Rajonal të Durrësit, ngjarje e ndodhur më 19 shkurt dhe e denoncuar nga nëna e foshnjes pak ditë më pas, ndërsa ndaj mjekut që ndoqi aktivitetin e lindjes ka nisur procedimi penal për neglizhencë mjekësore.
Top Channel mësoi nga burime pranë grupit hetimor se mjeku 43-vjeçar I. Shkreli ka qenë me shërbim roje gjatë natës kur nëna u paraqit në maternitet.
Nga verifikimet e para rezulton se, gjatë pritjes 6-orëshe per të lindur, fetusi shfaqi dy episode të prishjes së rrahjeve të zemrës. Dyshohet se këto shenja nuk u vlerësuan nga mjeku për të futur nënën në sallë për ndërhyrje cezariane. Ajo u la të bëjë lindje natyrale.
Foshnja ishte djalë dhe lindi me peshë 3500 gram, në gjendje asfiksie dhe me ujëra të ndotura. I porsalinduri nuk ka shfaqur menjëherë shenja jete, duke reaguar vetëm pas ndërhyrjes së mjekëve. Pas kësaj, foshnja u vendos në aparatin (cpap) që ndihmon frymëmarrjen, për shkak të mungesës së oksigjenit. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, foshnja ndërroi jetë 3-4 orë pas lindjes.
Gjendja e rënduar që në lindje nuk ka lejuar transportimin në Tiranë për ndihmë të specializuar.
Procedimi penal ndaj mjekut ka nisur pas kallëzimit të bërë nga nëna e foshnjës për neglizhencë mjekësore. Hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, ndërsa Drejtoria e spitalit të Durrësit ka ngritur një komision për të kryer oponencën klinike të kartelës mjekësore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
