
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë në Memaliaj, në aksion Tepelenë-Krahës ku 2 automjete u përplasën “kokë më kokë”.
Mësohet se 2 prej 8 të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe po mendohet transportimi i tyre drejt spitalit të Traumës.
Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Iliras, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa lëviznin në drejtime të kundërta.
Në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Ndërkohë, qarkullimi në këtë segment është normalizuar pas ndërhyrjes së autoriteteve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
