LAJME / E Diel 12 Prill 2026, 23:11

Dështojnë bisedimet SHBA-Iran për një marrëveshje paqeje

Shtetet e Bashkuara dhe Irani nuk kanë arritur një marrëveshje paqeje pas bisedimeve në kryeqytetin pakistanez.

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance tha se Teherani refuzoi të pranonte kushtet e Uashingtonit pas 21 orësh bisedimesh në Islamabad.

“Lajmi i keq është se nuk kemi arritur një marrëveshje dhe mendoj se ky është një lajm i keq për Iranin shumë më tepër sesa për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u tha gazetarëve JD Vance, pak para se të largohej nga Islamabadi pas takimit të nivelit më të lartë midis Uashingtonit dhe Teheranit që nga revolucioni islamik i vitit 1979.

Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit tha të dielën se askush nuk e kishte pritur që bisedimet me SHBA-të do të arrinin një marrëveshje në një seancë të vetme.

“Natyrisht, që nga fillimi, nuk duhej të prisnim të arrinim një marrëveshje në një seancë të vetme. Askush nuk kishte një pritje të tillë”, tha zëdhënësi i ministrisë, Esmaeil Baghaei.

Ai tha se Teherani ishte “i bindur se kontaktet midis nesh dhe Pakistanit, si dhe miqve tanë të tjerë në rajon, do të vazhdojnë”.

Ndërkohë, Pakistani u bëri thirrje SHBA-ve dhe Iranit që të mbështesin angazhimin e tyre ndaj armëpushimit dhe të vazhdojnë përpjekjet për të arritur një paqe të qëndrueshme.

“Në emër të Pakistanit, dua të shpreh mirënjohjen për të dyja palët për vlerësimin e përpjekjeve të Pakistanit për të arritur një armëpushim dhe rolin e tij si ndërmjetës. Shpresojmë që të dyja palët të vazhdojnë me një frymë pozitive për të arritur paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm për të gjithë rajonin dhe më gjerë”, tha Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar.

SHBA-të dhe Izraeli nisën luftën kundër Iranit më 28 shkurt, për t’u zgjeruar më pas me sulme hakmarrëse ndaj bazave amerikane përgjatë Lindjes së Mesme. Më shumë se 2 mijë njerëz janë vrarë dhe shumë zona ushtarake e civile janë dëmtuar nga sulmet ndaj Iranit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE