
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, një vajzë që po udhëtonte me biçikletë dyshohet se ka kaluar semaforin me të kuqe në zonën e Delijorgjit, duke hyrë papritur në korsinë e autobusit urban “Green Line”.
Autobusi, i cili po lëvizte me shpejtësi në drejtim të “Pallatit me Shigjeta”, ka goditur biçikletën dhe më pas është detyruar të devijojë, duke kaluar në korsinë tjetër për të shmangur një përplasje edhe më të rëndë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e ambulancës, të cilat kanë transportuar në spital vajzën me biçikletë dhe drejtuesin e autobusit. Sipas dëshmitarëve, të dy ndodheshin në gjendje të vetëdijshme në momentin që morën ndihmën e parë.
Forcat e policisë ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
