
21-vjeçarja, e cila denoncoi mjekun Nikolla Nunka se e ka ngacmuar seksualisht gjatë një kontrolli mjekësor, ka bërë një deklaratë tronditëse.
Ajo ka rrëfyer se Nunka, gjatë kohës që ajo po hiqte pizhamet, i ka thënë se ndihej mirë dhe më pas e ka puthur.
Sipas saj, në momentin që kirurgu 72-vjeçar po e kontrollonte për infeksion vaginal, ai nuk ka kryer lëvizjet e duhura për një mjekim normal, ndërsa deklaron se ka mbetur e shtangur nga veprimet e tij.
Dëshmia e 21-vjeçares: Në orën 6 u paraqita me gjyshen në dhomën e mjekimit të atij doktori. Kur po hiqja pizhamet dhe mbathjet, ai u afrua pas meje dhe më thoshte: ‘Shiko sa mirë jam, kam marrë ngjyrë në fytyrë’, dhe më pas më mori nga fytyra dhe më puthi. Pastaj vazhdoi me aplikimin e kremit.
Unë u shmanga kur më puthi dhe mbeta pa fjalë. Më pas vazhdoi me kremin për infeksionin vaginal dhe më thoshte të rrija në atë pozicion, ndërsa lëvizjet e gishtave nuk ishin të duhura për një mjekim, ashtu si edhe pozicionet. Unë u shmanga dhe më pas mbaroi vizita. Dola me gjyshen dhe u ktheva në dhomë.
Më kishte thënë të paraqitesha të hënën në orën 08:00 dhe në orën 18:00, që të aplikonte kremin dy herë në ditë.
Ndërkohë, një tjetër qytetare ditën e djeshme ka denoncuar mjekun në fjalë për ngacmim seksual, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
