
Deputetja e Partisë Socialiste, Kiduina Zaka ka kaluar një ditë mjaft interesante, në një fermë plot me gjela deti në Lushnjë.
Zaka ka shpërndarë në rrjete sociale disa fotografi ndërsa shkruan e ngazëllyer që këto shpendë që i shkojnë aq për shtat traditës lushnjare, njësoj si dhe tryezës për festat e fundvitit.
“Sot pata kënaqësinë të vizitoj fermën e gjelave të detit të Lulezimit. Një emocion i veçantë të rrethohesha nga këto shpendë që i shkojnë aq shumë për shtat traditës lushnjare dhe që çdo fundvit bëhen pjesë e tryezave të familjeve tona si gjela dhe pula deti të cilësisë së parë.
Jam e lumtur të shoh se puna dhe përkushtimi i fermerëve tanë mbështetet çdo ditë nga programet e qeverisë, si Skema Kombëtare e Bujqësisë, grantet për zgjerimin e fermave, subvencionet për krerë dhe kreditë me interes të ulët që u japin mundësi të rriten dhe modernizohen. Fermerët janë zemra e ekonomisë së Lushnjës dhe unë jam këtu për t’i mbështetur në çdo hap”, shkruan deputetja socialiste, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
