LAJME / E Premte 13 Shkurt 2026, 08:08

Deputeti e thotë hapur në parlament: polici tentoi vetëvrasjen pas presioneve pse arrestoi djalin e Samir Manes

Një debat i fortë dhe me tone të larta është zhvilluar në Kuvend, ku përplasjet politike për protestën e opozitës dhe incidentet e raportuara gjatë saj u shndërruan në akuza direkte për presione ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit.

Përplasja kulmoi mes deputetit të Lëvizja Bashkë, Redi Muçi, dhe ish-ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha.

Muçi deklaroi se vendi po përballet me një klimë të fortë pakënaqësie publike dhe tensioni social, duke theksuar se politika duhet të reflektojë për zemërimin e qytetarëve.

Nga ana tjetër, Hoxha reagoi duke dënuar çdo justifikim të dhunës, duke theksuar se hedhja e molotovëve dhe aktet e dhunshme përbëjnë vepra penale dhe nuk mund të relativizohen nga asnjë përfaqësues i popullit.

Debati mori një tjetër dimension kur Muçi riktheu në vëmendje rastin e efektivit të Policisë Rrugore Azbi Spahiu.

Sipas pretendimeve të ngritura në parlament, efektivi:

Sipas familjarëve, ai kishte dërguar mesazhe ku shprehej se po i shkatërrohej karriera.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Xhorxh Bush”, pranë Parlamentit, ku 28-vjeçari përplasi dy automjete të parkuara dhe u largua nga vendi i aksidentit. Ai u ndalua disa metra më tej nga Policia Rrugore.

Më pas ai u dërgua në spital dhe të nesërmen u lirua nga prokurori, i cili e konsideroi arrestimin të paligjshëm.

Ky rast ka ngritur pikëpyetje serioze mbi presionet institucionale ndaj efektivëve të policisë, sidomos në çështje që përfshijnë persona me ndikim.

Për herë të parë, lajmi se Azbi Spahiu ishte hedhur nga pallati pas arrestimit të djalit të Samir Manes është publikuar ekskluzivisht nga Maska.al, duke e sjellë çështjen në vëmendjen e opinionit publik dhe duke hapur debatin mbi mbrojtjen e policëve që zbatojnë ligjin.

Ndërkohë, institucionet përkatëse nuk kanë dhënë ende sqarime të detajuara mbi procedurat e ndjekura, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE