LAJME / E Mërkurë 25 Shkurt 2026, 00:12

Dëmtimi i rrugëve në juglindje/ Ish-kreu i ARRSH jep LAJME TË MIRA: Punimet janë

Ish-kreu i ARRSH-së i cili aktualisht mban postin drejtori i përgjithshëm i hekurudhave, Ergys Verdho zbuloi se planprojekti që do të përmirësojë gjendjen e rrugëve të dëmtuara nga rrëshqitja e dherave do të vijojë nga pranevera e këtij viti dhe pritet të përfundojë në marsin e 2027.

Verdho në fjalën e tij theksoi se brenda pak muajve do të nisin studimet ekologjike përmes së cilave do të studiohet gjendja e rrugëve të juglindjes të cilat pësuan plasaritje e dëmtime nga shirat e dendura dhe rrëshqitja e dherave.

Sipas Verdhos, rrëshqitja e dherave u aktivizua para 30 vitesh, e cila shkaktoi përkeqësimin e gjendjes aktuale të urës në zonën “Arrat e Gurrës”, ku prej ditësh është bllokuar qarkullimi i automjeteve.

“Në pranverë dhe verë do të merremi me studimin ekologjik. Do të rritet linja e propozuar nga konsulentët që do të ndodhë në marsin e 2027” u shpreh Verdho për situatën e rrugëve të dëmtuara në juglindje të vendit.

Drejtori i përgjithshëm i hekurudhave bëri me dije se faza e dytë e punime për rrugën e re provizore dhe atë të korridorit të 8 është marrë përsipër nga një kompani prestigjoze e cila pritet t’i mbyllë punimet në marsin e 2027, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE