Ylli i Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembele, është fitues i Topit të Artë për edicionin 2024/2025. 28-vjeçari u shpall futbollisti më i mirë në botë në ceremoninë e mbajtur të hënën mbrëma në Paris.
Edicioni i kaluar ishte i shkëlqyer për sulmuesin e Francës. Ai e udhëhoqi PSG-në drejt triumfit të parë në Ligën e Kampionëve. Me Parisin ka fituar edhe titullin e kampionit dhe kupën e Francës. Ndërkohë ka arritur në finale të Botërorit të Klubeve.
Në edicionin e kaluar Dembele i shënoi plot 35 gola në 53 paraqitje në të gjitha garat. I kishte edhe 16 asistime.
Dembele për herë të parë e ka fituar Topin e Artë, që është trofeu kryesor individual në futboll. Ai fitoi në konkurrencë të fortë me yllin e ri të Barcelonës, 18-vjeçarin Lamine Yamal.
Ora 20:48 – Fituesi i “Topit të Artë” për meshkuj është Ousman Dembele. “Ishte një fitore e kolektivit, jo individuale”, tha francezi i emocionuar në skenë
Ora 22:15 – Çmimi “Sokrates” për aktivizmin dhe punën sociale në sportin e futbollit i shkon fondacionit “Xana”, të krijuara nga Luis Enrike dhe familja e tij për të ndihmuar familjet dhe fëmijët në nevojë, në kujtim të vajzës së të trajnerit spanjoll që u nda nga jeta pak vite më parë.
Ora 22:10 – Klubi më i mirë i futbollit të meshkujve i këtij viti u shpall PSG, i cili fitoi Ligën e Kampioneve në edicionin e fundit.
Ora 22:00 – Klubi më i mirë i futbollit të femrave për këtë vit u shpall Arsenali që fitoi Ligën e Kampioneve.
Ora 21:52 – Trofeu “Gerd Myler” për golashënuesin më të mirë të sezonit i shkuan polakes Eva Paxhor për futbollin e femrave dhe suedezit Viktor Gyokeres për të meshkujve.
Ora 21:48 – Në ceremoninë e ”Topit të Artë” iu kushtua një moment edhe kujtimit të Diogo Zhota dhe vëllait të tij, Andre Silva, të cilët humbën jetën në mënyrë tragjike gjatë verës.
Ora 21:41 – Hana Hempton e Çelsit dhe Anglisë, si dhe Xhanluixhi Donaruma i Mançester Sitit dhe Italisë, shpallen fituesit e trofeut “Lev Jashin” për portierin më të mirë për femra dhe për meshkuj. Gardiani italian mposhti Alison, Bunu, Kurtua dhe Zomer për të fituar trofeun.
Ora 21:28 – Fituesi i trofeut “Johan Krujf”, për trajnerin më të mirë në futbollin e meshkujve i shkoi Luis Enrikes. Ai mundi Antonio Konten, Hansi Flik, Enzo Mareskan dhe Arne Slot. Trajneri spanjoll nuk ishte në sallë për të tërhequr çmimin, pasi ishte në Marsejë për ndeshjen e PSG-së ndaj Olimpikut vendas.
Ora 21:23 – Fituesi i trofeut “Johan Krujf”, për trajneren më të mirë në futbollin e femrave i shkon trajneres të Anglisë, Sarina Veigman.
Ora 21:15 – Futbollistja spanjolle e Barcelonës, Viki Lopez, shpallet fituesja e çmimit “Kopa” për futbollin e femrave.
Ora 21:10 – Lamin Jamal është fituesi i parë i mbrëmjes, pasi merr trofeun “Kopa” që i kushtohet lojtarit të ri më të mirë të edicionit të fundit. Ai mundi Doue, Estevao, Zhoao Neves dhe Jilldiz për të fituar këtë trofe, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
