LAJME / E Mërkurë 2 Korrik 2025, 13:01

Delinda Disha i “përvishet” politikanit britanik: Dil rrugëve të Anglisë dhe shiko si degjenerohen vajzat e djemtë anglezë, ne shqiptarët punojmë me nder

Nigel Farage përgjatë ditëve të fundit është kthyer në vendin tonë një ndër politikanët më të diskutuar, e kjo për shkak të deklaratave të bëra nga ky i fundit se “1 në 50 shqiptarë në Angli ndodhe në burg” dhe replikave të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama.

Ndonëse, vetë kreu i qeverisë u përkujdes që t’i tregonte deputetit britanik se e ka gabim dhe se është duke insistuar në një gabim me vetëdije, Farage nuk është sprapsur nga “statistikat” e tij të cilat vijon t’i referohet se të sakta dhe që japin një pasqyrim të shqiptarëve të cilët jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe.

Së fundmi, lidhur me këtë çështje e cila po diskutohet gjerë e gjatë, ka reaguar edhe aktorja Delinda Disha e cila përmes një videomesazh dhe disa pamje të shkëputura nga rrugët e Londrës i ka rikujtuar Farages jetën e “shthurur” të rinisë angleze.Aktorja shton se në një kohë kur vajzat dhe djemtë britanikë dehen rrugëve, shqiptarët kontribuojnë për atë vend dhe punojnë në mënyrë të ndershme dhe paguajnë taksa ashtu sikurse dhe ligji e parashikon.

“Doja të përshëndesja pak atë deputetin anglez, Nigel Farage. I dashur deputet para se të vish dhe të vizitosh vendin tonë të mrekullueshëm, Shqipërinë, se sapo ndoqa lajmet dhe pashë që e kishe pranuar ftesën që të ka bërë kryeministri Edi Rama.

Të ftoj që në fundjavë të dalësh në këmbë dhe të shohësh se si dehen dhe pshuren dhe degjenerohen djemtë edhe vajzat e reja aty në Londër në Angli. Marr spuntën dhe jam shumë e sigurt te kjo që po them se pjesa dërmuese e shqiptarëve që kanë shkaur atje janë njerë të ndershëm dhe punëtorë . Ata kontribuojnë dhe paguajnë taksat për atë vend.

Ndërsa tani po mendoj, sa pak që jemi dhe sa shumë që na lakojnë. I bie që ne e bëjëm vezën me dy të kuqe. Por, jemi pak edhe saktë edhe ato punë që i bëjmë i bëjmë me besë dhe krenari. Aty në Angli ti ke lloj lloj popujsh, lloj lloj racash, indianët, polakët, mund të merresh me ata”, thotë Disha, teksa më tej reagimin e saj përmbyll duke thënë se në momentin që Farage do të vijë në Shqipëri, duke qenë se pranoi dhe ftesën e kryeministrin Rama për të vizituar vendin tonë, ai do të ndihet si “Zoti”, pasi tradita e shqiptarit nuk e lë mikun të “bjerë poshtë” dhe është i gatshëm që ta vendosë atë mbi veten.“Por unë jam e bindur deputeto që ti sa të shkelësh në Shqipëri do të ndihesh Zot sepse shqiptari kështu e ka, kur miku i vjen në shtëpi, shtëpia është e Zotit dhe e mikut”, e përmbyll aktorja këtë videomesazh për politikanin britanik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE