LAJME / E Martë 12 Dhjetor 2023, 02:02

Del foto e 18-vjeçarit që vdiq në vendin e punës. Komuna dedikim pikëllues

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Kosovë.

Një i ri, vetëm 18-vjeç, që vdiq në vendin e punës ishte nga Komuna e Shtimjes në Ferizaj.

Lajmin e trishtë e ka publikuar vetë Komuna e cila në emër të kryetarit i ka përcjellë ngushëllimet familjes së të ndjerit.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë e morëm lajmin e hidhur për ndarje nga jeta të 18 vjeçarit, Shpresim Bekim Hysenaj,” njofton Komuna e Shtimes.

“Lajmi për vdekjen e papritur të Shpresimit na ka trishtuar e pikëlluar të gjithëve. Ikja e tij e hershme nga kjo botë është dhimbje e madhe dhe humbje e pazëvendësueshme për familjen Hysenaj por edhe për gjithë qytetarët e komunës sonë.

Në këto momente të vështira për familjen, lusim Zotin që të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe ta kujtoni Shpresimin përherë me krenari.

U prehsh në parajsën e paskaj ti shpirt i njomë,” thuhet në postimin e Komunës së Shtimes.