LAJME / E Premte 24 Prill 2026, 12:12

Deklaratë e fortë nga Tatlıses pas operacionit: Pasurinë do t’ia lë ….

Legjenda e muzikës turke, ?brahim Tatl?ses, është larguar nga Spitali Ac?badem Altunizade në Stamboll, ku po trajtohej që prej 7 prillit dhe së fundmi iu nënshtrua një operacioni në fshikëzën e tëmthit.

Dalja e tij nga spitali është shoqëruar me deklarata të forta që kanë tërhequr vëmendje të madhe në Turqi dhe më gjerë.

Gjatë prononcimit për mediat, Tatl?ses foli hapur për periudhën e qëndrimit në spital, duke zbuluar se vetë kishte kërkuar që disa nga fëmijët e tij të mos lejoheshin ta vizitonin.

Ai u shpreh me tone emocionale për marrëdhëniet familjare, duke veçuar vajzën Tu?çe, ndërsa la të kuptohej se raportet me djalin e tij Ahmet Tatl?ses mbeten të tensionuara. “Jo të gjithë janë në vendin që meritojnë në zemrën time,” tha ai, duke shtuar se nëse do të ishte në vendin e fëmijëve të tij, nuk do ta linte kurrë babanë vetëm në një situatë të tillë.

Artisti turk gjithashtu bëri bujë me deklaratën për trashëgiminë e tij, duke theksuar se nuk do t’ua lërë pasurinë fëmijëve, por shtetit turk. Ai argumentoi se pasurinë e ka krijuar vetë dhe se secili duhet të ndërtojë rrugën e tij në jetë, duke shtuar se emri “?brahim Tatl?ses” është trashëgimia më e madhe që u ka lënë.

Në fund, ai njoftoi fansat për projekte të reja muzikore, përfshirë publikimin e këngës “Babo?” këtë javë, si dhe dha një parashikim sportiv duke deklaruar se në derbin e ardhshëm “Fenerbahçe do të fitojë”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE