LAJME / E Martë 2 Dhjetor 2025, 09:09

“Deklaratë e fortë nga familja për lidhjen me Bian: ‘Nuk je djalë i asaj kategorie!’”

Në Prime-in e sotëm, një moment i veçantë emocionoi banorin Toney, pasi në studio ishte i pranishëm babai i tij. Vizita erdhi menjëherë pas afrimitetit që Toney ka treguar së fundmi me Bian, duke e bërë takimin edhe më të komentuar.

Gjatë qëndrimit në skenë, babai i tij përcolli një mesazh të qartë nga e gjithë familja:

“Ke një vajzë, një djalë, vëllain, motrën, hallat, nipat e mbesat – të gjithë po presim të mirën tande.”

I prekur, Toney u shpreh se kjo vizitë i ka dhënë forcë:

“Kam një familje jashtë dhe më është bërë qejfi jashtë mase që erdhi babai… sikur të ma kishin dhënë botën.”

Megjithatë, mesazhi i familjes ishte i drejtëpërdrejtë sa i përket raportit të tij me Bian:

“Rri vetvetja, luaje lojën tande, por familja nuk pranon lidhje apo afërsi me Bian. Nuk je djalë i asaj kategorie.”

Ky qëndrim ka ndezur menjëherë diskutimet në rrjete sociale, me publikun të ndarë mes mbështetjes për Toney-n dhe reagimeve ndaj mesazhit të fortë të familjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE