
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se Edi Rama në vitin 2013 ka tentuar që të krijojë një parti të re.
I ftuar në “A2 CNN”, Malaj tha se rezultati i dobët i “Lëvizjes Mjaft” në zgjedhjet e vitit 2013, me vetëm 0.6% të votave, tregoi se Rama humbi mundësinë për të ndërtuar një subjekt të ri politik.
“Sa vota mori Mjaft në vitin 2013, me kë listë kandidoi? Mori vetëm 0.6%, aty Rama humbi një mundësi për të bërë një parti të re, dhe më pas mori “targën” e PS-së. Levizja mjaft për mua ishtë një nder lëvizjet më të mira brenda PS-së”, tha Malaj.
Kujtojmë që Arben Malaj është një nga personazhet e PS-së që ka pasur përplasje të vazhdueshme me kryeministrin Edi Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
