
Moderatorja Dalina Buzi ka treguar një ngjarje personale në lidhje me bashkëshortin e këngëtares Adelina Ismaili, Val Krasniqi, të cilën ajo e cilëson si një leksion të fortë jete.
Dalina shpjegoi se Val Krasniqi e kishte marrë në telefon, i irrituar për një incident që kishte ndodhur me një kopertinë të revistës së saj ku ishte Adelina Ismaili, dhe ajo i ishte përgjigjur.
“Nuk e harroj kurrë, isha në maternitet, po lindja. Isha duke bërë një kopertinë, kisha revistën Anabel dhe ishte kopertina e Adelina Ismailit. Nuk e di se çfarë kishte ndodhur një incident me një nga stafi im, për të cilën bashkëshorti i Adelinës ishte shumë i irrituar dhe ai më merr në telefon në maternitet”, tha Dalina.
Përballë nervozizmit të tij, ajo i shkroi: “‘Të lutem, se sa kam lindur’. ‘Është problemi yt,’ tha, ‘që e ngre [telefonin]’. Nuk u bë shumë leksion menjëherë, por unë e mendoj gjithmonë sepse jam ndjerë shumë… sikur kam poshtëruar veten time.”
Në fund, ajo shtoi se vazhdoi me problemin, madje duke hequr nga puna personin e stafit që kishte shkaktuar problemin, por ajo që i ka mbetur në mendje ishte se: “Fakti që ai njeriu nuk tha ‘Më fal’, por ‘Ti vetë zgjodhe ta ngresh telefonin’… Po gjithmonë më kujtohet ajo dhe them ‘Ja, shiko se si e bën veten’ dhe ti vjen në një moshë që nuk mban më, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
