LAJME / E Diel 26 Prill 2026, 18:06

Dalin pamjet, momenti kur autori i sulmit në darkën e Trump i shpëton sigurisë dhe futet në sallë..!(VIDEO)

Janë publikuar pamjet nga momenti kur autori i sulmit me armë zjarri në darkën e korrespondentëve ku ndodhej edhe Donald Trump ka thyer sigurinë dhe është futur në sallën e eventit.

Siç shihet nga videoja, autori me shpejtësi “çan” sigurinë dhe futet në sallën ku po zhvillohej evendit. Por menjëherë kanë reaguar forcat e sigurisë dhe Shërbimi Sekret.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump publikoi një foto të autorit të dyshuar të krimit të shtrirë pa lëvizur në dysheme me duart e lidhura pas shpine.

Sipas CNN, fillimisht u raportua se autori i të shtënave ishte i vdekur.

Megjithatë, Shërbimi Sekret dhe Trump kanë thënë se autori është arrestuar. Autoritetet e kanë identifikuar të dyshuarin për të shtënat si një burrë 30-vjeçar nga Kalifornia.

31-vjeçari është Cole Tomas Allen, mësues në Kaliforni, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE