LAJME / E Martë 31 Mars 2026, 18:06

Buzhala: Turqin shtet aleat po, turqit vllazën kurrë! Përpara shqipe…

Berat Buzhala – Gazetar dhe pronar i Nacionale


Turqine shtet aleat po, turqit vllazen kurre. Harrojeni sundimin 500 vjeçar, kujtojeni marreveshjen e Turqise moderne me Jugosllavine e vjeter dhe me Jugosllavine e re me zbraze Kosoven nga shqiptaret, me i çu ne shkretirat turke, qe serbet me kane shumice ne Kosove.


Turqia eshte pergjegjese, bashke me Serbine dhe Jugosllavine per pastrimin etnik te Kosoves.
Nuk e kam degju qe kane kerku falje per kete krim.


Miliona shqiptare jane te shperndame neper Turqi pa kurrfare te drejtash etnike si shqiptare. Te drejtat e vetme i kane si myslimane.
Arbreshet qe jetojne ne Itali e flasin gjuhen shqipe edhe pas 500 vitesh shperngulje, kurse shqiptaret ne Turqi e kane harru pas me pak se 100 vitesh.


Ne Turqi shqiptaret jane thjeshte dhe vetem arnaut. Shtetet shqiptare jane thjeshte dhe vetem nje mundesi per me u shtri hegjemonia imperialiste turke.
Nuk i kisha thane keto fjale, nese nuk i kishs lexu do broçkulla.


Turkun e kena vella aq sa e kemi vella arabin, pakistanezin dhe indonezianin, ose italianin e polakun.
Na duhet me kane pragmatist e me u pajtu me realitetin politik, por vllazen jo.
Perpara Kosove. Perpara shqipe, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE